Beatrix flet për babain e saj: Ka ndërruar jetë në duart e mia! (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, e cila është konkurrente e “Big Brother VIP” ka rrëfyer një prej momenteve më të trishta të jetës së saj.

Ajo ka hapur zemrën me banorët duke treguar se si i ndërroi jetë në krahë babai.

“Kan qenë hallat dhe më kanë thënë mua, hajde po shkojmë në shtëpi. E unë jo u thashë, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…
Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”,- tregon Beatrix. /albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 14:45