Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, zhvilloi sot një inspektim në kantierin ku po ndërtohet autostrada Ohër-Kërçovë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai bëri të ditur se punimet po ecin me ritme shumë të mira dhe se ndërtimi i projektit po hyn në fazën përfundimtare.
Të lidhura
None found
“Në terren me punëtorët e zellshëm që po e ndërtojnë autostradën Ohër-Kërçovë. Përparim i shkëlqyer! Siç thotë populli ynë: ‘Shihet fundi’. Një autostradë e shpejtë, e sigurt dhe bashkëkohore, me tunelet më të gjata në Maqedoni, galeri dhe viadukte, është në horizont. Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Autostrada Ohër-Kërçovë është ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend. Pas përfundimit, ajo pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore mes rajonit jugperëndimor dhe zonave të tjera të Maqedonisë së Veriut.





