Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi me një të ri në ambientet e Kryeministrisë.
Në pamjet e shpërndara, Rama tregon mesazhin që kishte marrë prej tij dhe më pas e mirëpret në zyrë.
Të lidhura
None found
Duke iu referuar protestave të zhvilluara ditët e fundit nga studentët, kryeministri theksoi se ky takim po zhvillohej në paqe dhe jo mes gurësh e zjarri.
Rama: Një njeri që dëshiron të më takojë për qejf.
I riu: Disa nuk janë dakord, por…
Rama: Kjo është demokracia. E rëndësishme është që gjithçka të ndodhë në paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë e zjarr. Do të jemi në kontakt bashkë.



