Makina del nga rruga në Nikël të Fushë-Krujës, plagoset një 17-vjeçar

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël.

Sipas burimeve, mësohet se një automjet nën drejtimin e një shtetasi 29-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, shtetasi A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 14:47