BATUTAT/ I kritikuar ashpër për projektet 3D, Rama e pranon: Unë vdes fare! (VIDEO)

Kryeministri Rama ka folur sërish sot me një grup aplikantësh për nismën “Gati për Shqipërinë”. Gjatë bisedës së tij me të rinjtë e interesuar, Rama ka shkëmbyer batuta me një ndër studentët në lidhje me projektet 3D për të cilat kryeministri është kritikuar aq shumë.

Biseda:

Flavio Jonuzaj: Kam pasur disa eksperienca në industri në Amerikë. Kam pasur eksperienca mësimdhënie në universitet, në kërkime shkencore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D.

Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pash që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.

Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D se unë vdes për 3D.

Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)

Rama: Ok, me ministren e energjisë është e qartë.


Shtuar 16.06.2021 12:22