Dueli mes Shqipërisë dhe Anglisë ka qenë në vëmendjen edhe të personaliteteve të njohura të futbollit. Padyshim që në ishull e kanë ndjekur me interes fitoren e sotme të “tre luanëve“, nga ku nuk mungojnë as batutat.
Anglezët njihen për humorin e tyre dhe Gary Lineker nuk e kursen aspak ironinë në rrjetin e tij social. Legjenda e Kombëtares së Anglisë përdor llogarinë e tij në “Twitter“ për të bërë humor me lojtarin e Manchester City-t, Raheem Sterling.
“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Sterling”, shkruan Gary Lineker, i cili ironizon sulmuesin. Nuk dihet nëse e ka për performancën e tij të dobët, apo shtatin e shkurtër.
If the grass was any longer in Albania, we might not be able to see @sterling7
— Gary Lineker ? (@GaryLineker) March 28, 2021