Bashkëshorti i ministres Ibrahimaj goditi me gozhdë drejtorin e ATK, Tonin Vocaj zbulon pse u fsheh sherri nga policia

Mëngjesin e datës 20 Nëntor të vitit 2023, në mes të Tiranës, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, në atë kohë ministre e Financave Delina Ibrahimaj, ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) Eri Koshaj.

Por ky skandal është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Autori i goditjeve me thikë është Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, në atë kohë ministre e Financave Delina Ibrahimaj, i cili ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) Eri Koshaj, u bë publik vetëm pak ditë më parë, ndërsa është pranuar edhe nga vetë ministrja Ibrahimaj.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, kreu i Policisë i Tiranës Tonin Vocaj, është pyetur për fshehjen e këtij rasti.

“Rasti ka qenë i vitit të kaluar dhe ne i kemi kaluar materialet në prokurori. Nuk ishte një ngjarje sensitive nga këto që publikojmë ne në përditshmërinë tonë”, theksoi Vocaj.