Basha thirri Këshillin Kombëtar nesër, Paloka i kundër-përgjigjet: S’ke tagër për ta mbledhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë ditën e nesërme.

Menjëherë pas kësaj thirrje ka reaguar deputeti Edi Paloka.

Të lidhura

None found

Paloka thotë se Basha s’ka tagër ta bëjë një gjë të tillë, duke iu referuar këtu votimit për “shkarkimin” e tij në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha.
“Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegateve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësisme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.

Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar .

Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD”, tha Paloka./albeu.com/