“Allegri do të kthehet tek Juventus”

Giovanni Galeone, ish-trajner i Pescara-s dhe mësues i Massimiliano Allegri-t, ka dhënë mendimin e tij mbi të ardhmen e Juventus-it dhe Napoli-t.

“Gattuso-n do ta konfirmoja. Më pëlqen, kam folur shpesh me të kur ishte te Pisa. Ishte i kujdesshëm për fazën mbrojtëse, duke mos i kushtuar shumë vëmendje fantazisë. Gattuso kërkon vetëm të luhet mirë dhe ofron futboll”, ka thënë Galeano për Radio Kiss Kiss.

Në lidhje me të ardhmen e stolit të Juventus-it:

“Agnelli? Nuk e di nëse do t’i telefonojë përsëri ai Allegri-n. Përshtypja ime është se Allegri do të kthehet tek Juventus. Heshtja e tij dhe dëshira për t’u rikthyer më bëjnë të besoj se ka diçka konkrete”.

Shtuar 27.04.2021 08:04