Basha nxjerr fotot nga Dita e Verës: Ne do të sjellim ndryshimin!

Lideri demokrat,  Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi, nga takimet që ai ka pasur me fëmijë në Elbasan, ku ishte për Ditën e Verës.

Basha shprehet se PD-ja do të sjellë ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë.

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë! Ndryshimi po vjen!

Kujtojmë se pavarësisht postimeve të “bukura” nga rrjetet sociale, ditën e  sotme në Elbasan ndodhi një ngjarje e turpshme ku mbështetësit e PD-së dhe PS-së u përplasën fizikisht. /albeu.com/

 


Shtuar 14.03.2021 21:25

Tags: ,