Basha ndalon në Lushnjë për të ngrënë byrek me kos deleje, kryedemokrati: Nuk kam ardhur për fushatë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimeve elektorale në Lunshnje, u ndal te lokali më i mirë i zonës për të provuar edhe byrekun e famshëm.

Basha u shpreh se në këtë vend ndalon gjithmonë sa herë që shkon në jug, teksa në tavolinë iu server byreku me kos dele.

“Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës,” tha Basha.

Më herët kreu i demokratëve ishte për vizitë edhe në një familje lushnjare. Basha u zotua se do të sjellin ndryshimin dhe qeverisja e ardhshme do të jetë e afërt me qytetarët.

“Shqetësimi i madh dhe pritshmëria më e madhe është të ndalim largimin e të rinjve. Zotimi kryesor i yni është që qeveria të jetë në krah të qytetarëve. Të ulë taksat, çmimin e naftës. Në këtë investim vend të veçantë ka familja. Shqipëria po zvogëlohet për dy arsye e para që po ikin dhe e dyta që nuk po krijohen familje. Çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë për shkak të pamundësisë.

 Do të in vestoj fuqishëm tek ekonomia shqiptare dhe ju garantoj që nuk do ju zhgënjej. Shpresa është kudo për ndryshim. Shqiptarët kanë ngritur në këmbë. Po u ngritët shqiptarët në këmbë s’ka gjë që i ndalon. Mbarë do ecë. Edhe socialistët janë bërë bashkë për ndryshim. Do t’i japim fund përçarjes,” tha Basha.


Shtuar 8.04.2021 04:04