Basha mbledh të rinjtë buzë detit në Durrës, promovon Luan Hotin për kryebashiak (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur buzë detit të rinjtë durrësakë, për t’i propozuar platformën e PD-së për Bashkinë e Durrësit.

Të rinjtë po shprehin shqetësimet dhe problematikat që kanë hasur në fakultete por edhe në jetën e përditshme brenda qytetit.

Kojtojmë se kandidati i Partisë Demokratike për Durrësin është Luan Hoti, i cili pritet të mbajë fjalën e tij gjatë ditës së sotme, së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kujtojmë se edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 6 marsit, ku garojnë tre platforma politike, ajo e Partisë Socialiste, Partia Demokratike dhe “Shtëpia e Lirisë”./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 11:36