Basha mbledh fituesit e jo fituesit në PD: Nuk kemi humbur, lufta vazhdon!

Janë zbardhur detajet e para nga takimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha me kandidatët fitues dhe jo fitues të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Burimet pranë selisë blu bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se fushata për PD nuk ka mbaruar duke deklaruar se do të luftojnë deri në fitore.

Basha: Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë.

Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore.

Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë! /albeu.com/

 


Shtuar 4.05.2021 18:36