Basha i përgjigjet Këlliçit: Po veproj sipas statutit, të ka mbaruar mandati!

Kreu i Partisë Demokratike ka folur për mediat menjëherë pas takimit që zhvilloi ditën e sotme në Selinë Blu me grupin e punës për procesin e zgjedhjeve te kryetarit te ri te FRPD-se.

I pyetur nëse hapja e garës për kreun e ri të FRPD-së ka qenë një formë hakmarrje ndaj Belind Këlliçit, i cili ka vendosur t’i bashkohet Foltores së Berishës me të rinjtë e PD-së ditën e diel, Basha deklaroi se kjo është e pavërtetë.

Sipas Bashës, ai nuk po bën gjë tjetër veçse po respekton statutin duke hapur garën një anëtar një votë për kreun e ri të FRPD-së, pasi mandati i Këlliçit ka përfunduar.

Intervista e Bashës:

Pyetje: Zgjedhjet në forum të PD-së ishin hakmarrje përse iu bashkua Foltores?

Lulzim Basha: Nuk është aspak e vërtetë, kjo është një sajesë për interes apersonale. Për herë të parë në drejtimin tim forumi ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Mandati i kryetarit ka skaduar. Përsëri në parimin një anëtar një votë do të zxgjidhet kryetari i ri.

Pyetje: Pse tani?

Basha: Kemi shumë sfida përprar por asgjë nuk pengon PD të pengojë zbatimin e normave statutore, për më tepër interesa personale të pengojnë këtë.Është i njëjti proces si në vitin 2014, një anëtar, një votë.

Lajm tjetër që i shtohet vetingut tëe politikanëve. Javën e ardhshme do të përparojmë me draft ligjin e hartuar prej kohësh, për të përfshirë në ligjin anti-mafia edhe nene kundër oligarkisë.

 


Shtuar 6.11.2021 12:41