Basha “flakë për flakë” me Berishën: S’ka dy PD, nuk jam unë halli i Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur menjëherë Sali Berishës, ku ky I fundit tha se Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor.

Sipas Bashës, ai i datës 11 dhjetor nuk është Kuvend, por tubim i mbajtur për interesa personale të Berishës.

“PD nuk vepron me “nese”, jane firmat apo nuk jane firmat. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i veriifikimit të firmave ka qene cdo dite para 11 nentorit. Sic u be e qarte nga disa nismetare, shkelja eshte bere ne menyre te qellimshme per mungese besimi tek organet legjitiime te PD. Nderkohe qe jemi ketu, nismetari ka deklaruar, pa asnje tager statutor, se kuvendi do te jete ne 11. Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga cdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD dhe nuk ka per te patur institucione parelele. Ne 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam une as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishes. Por une dhe ju jemi përgjegjes qe demokratet te mos perdoren mish per top per interesat e sali berishes apo dikujt tjeter. Largimi i ketij regjimi pa mbeshtetjen e aleatit strategjik, eshte i paimagjinueshem. Pavaresisht deshires, per fat te keq, na eshte bere e pamundur nga menyra antistatutore, pervec shinave te legjitimitetit  qe burojne nga pergjegjesite e kesaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar per miratim kryesise”, tha Basha./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 20:21