Basha depoziton projektligjin për vettingun e politikanëve: Tu tregojmë shqiptarëve se kush janë të korruptuar

Kryedemokrati Lulzim Basha, deklaroi sot para qyttearëve gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, se të gjithë politikanët hqiptarë do të duhet t’i dorëzohen vetingut.

Siaps tij askush më nuk mund të fshihet.

Basha theksoi se ka depozituar në Kuvend projektligjin për vettingun e politikanëve, që tu tregohet qytetarëve se cilët janë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e që nuk i shërbejnë interesave qytetare.

Sot kam depozituar projektligjin për vetting-un e politikanëve.

Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.


Shtuar 6.11.2023 17:58