Nga mbledhja përkujtimore e 8 dhjetorit Lulzim Basha u ka premtuar demokratëve që PD do të qëndrojë në këmbë, e fortë dhe e bashkuar.
“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha.
Të lidhura
None found
Basha gjithashtu ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që sipas tij i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë”.
“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kryetari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë”, shtoi ai./albeu.com
