8 dhjetori, Basha: Ditë që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka uruar ditën e Rinisë.

Basha shkruan se 8 dhjetori ndau të shkuarën nga e ardhmja.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë🇦🇱

31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.

Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 10:00