Basha bën deklaratën e fortë: Bosët e drogës kanë prenotuar në kullën më të lartë në Shqipëri (VIDEO)

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bëtë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit. Basha u shpreh se gjatë pandemisë disa nga “bosët” më të mëdhenj të drogës kanë prenotuar në Tiranë një nga kullat më të larta në Shqipëri.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni në rindërtim këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për gënjeshtra për reklamë dhe propagandë disa fakte nuk shkëlyhen dot sepse janë aty kur njerëzit ngrihen në çadra apo banesat e të afërmve ku jetojnë prej 2 vitesh apo banesat me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar. Nëse ka diçka për të mbajtur duar në shunë është era e kërmës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar duke blerë vota duke shkrirë në një shtetin me partinë.

S’ka lidhje me demokracinë me shtetin e së drejtës dhe as me aspiratën për të udhëtuar drejt BE, por ka lidhje vetëm me babëzinë për pushtet e  para që u ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk u pengoi të ngrini kullën më të lartë në Shqipëri, 50 kate, me krimin dhe bosët e kokainës, oligarkët, kurse pandemia iu ka frenuar të ndërtoni pallatet e rindërtimit. Policia duhet ta dijë se kush bos kokine ka rezervuar  në çfarë kati t në këtë godinë, tha Basha./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 11:23