Basha: As unë, kandidatët e tjerë apo qejf mbeturit nuk mund të hedhim poshtë sakrificën e demokratëve

Krye demokrati Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi sot takim me demokratët në Korçë, Pogradec, Maliq dhe Devoll.

Në Pogradec Basha tha se nxitimi dhe paqartësia nuk mund të kthehen në arsye për të hedhur poshtë atë që është ndërtuar me sakrificë dhe djersë.

“As unë, as kandidatët e tjerë dhe askush. Qejfmbetur apo jo,  me të drejtë apo jo, nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e qindra, mijëra demokratëve të Devollit dhe të  Korçës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Jo vetëm do jem përjetësisht mirënjohës, por do të luftoj deri në frymën time të fundit në çfarëdo pozite që çdo pikë djerse dhe sakrificë e çdo demokrati të Pogradecit dhe të gjithë Shqipërisë mos të shkoj dëm.

Megjithatë nxitimi dhe paqartësia që mund të sundoj në zemrën e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar me sakrificë, me djersë, më vuajtje dhe me gjak, së bashku këto vite. Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë betejën tonë të luftojmë dhe të mundim armikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, regjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën”, tha Basha.

Ndërsa në Maliq Lulzim Basha tha se 13 qershori është moment ri ngritje, për t’i treguar kundërshtarit se demokratët janë në këmbë.

“Një moment i cili është një moment reflektimi, i pari por jo i vetmi, moment vendimmarrje më 13 qershor, për mua më i rëndësishmi një moment ringritje, bashkimi dhe vazhdimi të betejës. Sepse pavarësisht gjithçka që ka ndodhur, dy gjëra janë të qarta si drita e diellit, regjimi bëri gjithçka për ta ndalur ndryshimin dhe në fund diferenca midis dy kampeve tona, është sa gjysma e votave të pavleftësuara nga një nga marifetet që përdori, heqja e emrave nga fletët e votimit. Dhe e dyta ne dolëm më të fortë, më të bashkuar nga kjo betejë. Ndaj, ftesa ime të dashur miq që e njihni fare mirë historinë 30 vjeçare të kësaj familjeje politike, që jeni dëshmitarë jo vetëm sa herë jemi rrezuar në betejë, por dhe sa herë jemi ngritur duke gjetur brenda vetes fuqinë e shpirtit dhe duke e projektuar atë tek çdo qytetarë, është e thjesht dhe e qartë: unë kërkoj që së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në arritjen e stacionit final që është rrëzimi i këtij regjimi, sepse për mua ka vetëm një kundërshtar, një dhe vetëm një objektiv që duhet rrëzuar një orë e më për dhe ky është Edi Rama i cili qartësisht nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Së bashku do ta çojmë atë deri në fund, por ky është një vendim të cilin nuk e merr dot ai, ky është një vendim që u takon ju. Nuk është një vendim i parëndësishëm. Hapi i parë pas betejës së 25 prillit, drejt betejës që na pret është 13 qershori. Për t’i treguar atij se demokratët janë në këmbë”, tha Basha.

Në Devoll krye demokrati theksoi se nuk mund të ketë dy vizione të ndryshme, duke u shprehur se 25 prilli ose ishte fitore e Ramës ose masakër zgjedhore.

“Nuk mund të kemi dy vizione të ndryshim. Ose 25 prilli ishte fitorja e Edi Ramës ose 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë. Në qoftë se ishte një masakër zgjedhore e cila përkohësisht ndali ndryshimin të cilit i primë me betejën tonë, atëherë detyra jonë është të vazhdojmë betejën. Dhe detyra juaj e parë është të vendosni me votë drejtimin e vazhdimit të kësaj beteje. Kërkesa ime është të vazhdojmë këtë betejë së bashku për ta çuar deri në fund.  Dua që nga kjo betejë të dalim të bashkuar, më të bashkuar seç hymë në këtë betejë”, tha ai.

“E vetmja gjë që nuk  mund të pranoj dhe që nuk do ta pranoj ndërkohë që investohej për këtë bashkim, duhet të investohem jo thjesht si kandidat, jo thjesht për formimin dhe kulturën se në nuk po njihemi sot dhe as këto 8 vite që kam drejtuar Partinë Demokratike falë besimit tuaj, kemi kohë që njihemi drejtpërdrejt dhe përmes medias dhe as vetëm me përgjegjësinë e kryetarit në detyrë që minimum që duhet të bëj është të garantoj që gara të ketë mbarëvajtje demokratike dhe të dalim të bashkuar. Por dhe për një arsye shumë më madhore e kërkoj. E kërkoj sepse askush nuk ka të drejtë për kurrfarë arsyeje te hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku deri më sot. Askush! As unë, as kandidatët e tjerë dhe askush. Qejfmbetur apo jo,  me të drejtë apo jo, nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e qindra, mijëra demokratëve të Devollit dhe të  Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Ne duhet të ndërtojmë mbi këtë sakrificë duke mësuar edhe nga ato gabime, duke ndrequr çfarë kemi në dorë të ndreqim, por jo duke rrëzuar atë që kemi ngritur vetëm me fuqinë e shpirtit tonë. Në qoftë se e ruajmë vetëdijen për këtë që kemi arritur dhe pse e kemi arritur që ua thashë që në fillim se e kemi arritur se shqiptarët u bindën që po e bëjmë këtë betejë për ta, sepse devollinjtë u bindën që kjo betejë po bëhej për ta dhe familjet e tyre. Atëherë në qoftë se e ruajmë këtë vetëdije, jam i bindur që do të dimë ta ruajmë. Në qoftë se jemi të gatshëm të ndreqim gabimet dhe gjërat brenda nesh që i kemi në dorë t’i ndreqim, nëse nga kjo garë dalim të bashkuar që është dhe duhet të mbetet qëllim në vetvete i çdo demokrati të vërtetë që vendos interes të kësaj partie si instrument i vetëm i ndryshimit dhe i shpresës për Shqipërinë, pra dhe interesat e Shqipërisë të parat atëherë ju garantoj që i kemi akoma në dorë të gjitha mjetet që i ngritën peshë shqiptarët për ndryshim, i kemi në dorë akoma të gjitha mjetet për ta rrëzuar një orë e më parë këtë regjim”, vijoi Basha.


Shtuar 26.05.2021 12:39