Barcelona “shkatërron” Real Madridin, Xavi “ringjall” tiki takan (VIDEO)

Barcelona ka fituar thellë me rezultatin 0-4 ndaj Real Madrid në këtë El Clasico.

Katalanasit hapën serinë e golave me anë të Aubameyang në minutën e 29-të. Dembele shpërtheu në krahun e djathtë duke dërguar një krosim të bukur në drejtim të ish-lojtarit të Arsenalit.

Dominimi total i pjesës së parë nga Barça solli edhe golin e dytë në minutën e 38-të me anë të Araujo, ku protagonist ishte përsëri Dembele me një asistim perfekt.

Në pjesën e dytë mendohej se Real Madrid do të reagonte por rezultoi komplet e kundërta. Në minutën e 47-të me një “Tiki Taka”, Ferran Torres shënon golin e tretë.

Pa mbaruar festimi i golit të tretë, Aubameyang shënon edhe golin e katërt në minutën e 53-të duke dërguar topin sipër portierit belg.

Real Madrid ishte i inekzistent përballë një Barcelone të fuqishme të cilën Xavi e ka rikthyer të përdorë një lojë të përkryer.

Barcelona tashmë renditet në vendin e tretë me 54 pikë./h.ll/albeu.com

Shtuar 20.03.2022 22:58