Barazimi i ndeshjes Shqipëri-Kroaci, reagon Rama: Kjo quhet krenari, bëni më të mirën!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbas barazimit qe beri kombetarja jone ne ndeshjen e forte me Kroacine.

Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë,duke krijuar një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top.

Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. N Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra.

Postimi i Ramës:
KJO QUHET KRENARI🦅🇦🇱
Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm❤️🖤❤️
Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën


Shtuar 19.06.2024 17:40