Bamir Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë! Dorëzohu

Ish-presidenti Bamir Topi ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, teksa ka kritikuar nismën e tij për vettingun në politikë, Topi tha se nëse ai ka diçka në ndërgjegjen e tij, duhet të dorëzohet i pari, pasi ka shumë akuza për pasurinë.

“Bashën nuk e kam vlerësu ndonjëherë. Basha ka ardhe dhe do ikë pa trofe. Më thoni ka marrë ndonjë trofe. I kam thënë në 2013 nuk merr asnjë trofe. Vetëm zvogëlohet, zvogëlohet.

Unë flas me gojën plot. Edhe nisma momentale, vettingu në politikë, është një demostrim falsiteti dhe mungese sinqeriteti, sepse sot funksionin një institucion kushtetues në Shqiqëpri, ILDP.

Basha nëse ka diçka në ndërgjegjen e tij, le të dorëzohet i pari, se kam dëgjuar shumë akuza për pasurinë e tij. Ky është rregulli, tek vetja pastaj tek të tjerët”, deklaroi Topi./albeu.com/


Shtuar 26.10.2021 17:27