“Ballkani i Hapur”: Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e sotëm të Ohrit

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër, u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.

Lista e plotë:

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në Ballkanin e Hapur.