Balla pranon propozimin e Alibeajt, shtyhet data e raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit

Mazhoranca ka rënë dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Fillimisht kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se data 16 maji, të jetë raundi i parë i votimit të Presidentit të Republikës.

“Nese ju do insistoni deri në fund dhe doni më shumë kohë, konferenca e kryeartëve të ndërpres punimet dhe të vazhdojë në datën 10. Vetëm në këtë rast nuk kemi kriter një shkelje. Data 10 quhet data e fillimit të procedurës dhe më datë 15 apo 16 të jetë raundi I parë?

Për pjesën e dytë un nuk e marr rrezikun kushtetues përsipër. Afatet nuk duhet të jenë më shumë se 7 ditë dhe e thotë kushtetuta.

Data 16 te jetë raundi i parë i zhvillimit. Besoj me këtë propozim kemi mbushur të gjitha pritshmëritë për një proces serioz.

Duke qenë se është një proces i rëndësishëm, unë do tju ftoja të tre kryetarëve të GP, po edhe Alibeajn që ne përveç kësaj pjese që lidhet me kushtetutën të mundësonim një dialog mbi bazen  e disa parimeve.

Kushtetuta ka qenë e thjeshtë por ezauruse për presidentin. Kaq na mjafton për të identifikuar presidentin. Unë mendoj që disponibilitetin tonë e kemi për një process model I zgjedhjes së presidenti edhe në 2027 apo 2032.

Rregullorja dhe Kushtetuta na informon se për cdo afat do vendosim afate të tjera”, tha Balla./albeu.com