Balla përplaset me Dumën në Kuvend: Pse sa herë flasim bëheni zhurmues

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend për procedurë ka kërkuar që sipas rregullore të gjithë kanë një kohë të caktuar fjale dhe duhet ta respektojnë.

Kjo ka bërë që të reagojë deputetja e PD-së, Grida Dume, e cila foli nga vendi.

Balla i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës të marrë masa pasi sipas tij Duma po shkel rregulloren.

Balla: Ju lutem të gjithë duhet të respektojmë kohën tonë dhe ë mos e tejkalojmë atë.

-Ndërhynë Grida Dume

Balla: Ju lutem po flas për procedurë jo për të replikuar për ju. Nuk ka mundësi të çohet një deputet të flas se ju do hidheni si zhurmues nga vendi. Zonja kryetare të lutem merrni masa, po thyen rregulloren./albeu.com

 

 

 


Shtuar 15.11.2021 12:48