Babai e nxorri nga shtëpia pasi e kapi duke konsumuar hashash, gjendet i vdekur nga i ftohti i riu

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli ku një djalë i ri është gjetur i ngrirë në një parking makinash pasi i ati e kishte larguar nga shtëpia pasi konsumonte kanabis.

Sipas Dailymail, 19-vjeçari Lyndon Turner, kishte dalë nga shtëpia, pas një sherri që kishte bërë me të atin Graham për përdorimin e kanabisit.

Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ai ishte përdorues i rregullt i kanabis.

Në fund të hetimeve, mjekja regjistroi zyrtarisht rastin e Lyndon si fatkeqësi, dhe vdekje natyrore, pa bërë fajtor të atin.

 

 


Shtuar 1.05.2021 22:26