Autori 17-vjeçar u konfliktua me pronarin, policia tregon si ndodhi grabitja e argjendarisë në Lezhë (VIDEO)

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me grabitjen në një argjendarie, që ndodhi shumë afër komisariatit në Lezhë.

Sipas burimeve nga policia, autori i grabitjes ka qenë 17-vjeçari K.N., i cili ka vjedhur bizhutë që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse e argjendarisë.

Ai u konfliktua edhe me pronarin, i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./albeu.com/