Autorët qëlluan 25 herë mbi shqiptarët, detaje të reja nga masakra në Greqi

Një përplasje mes bandave ka shkakuar vdekjen e 6 shqiptarëv në Lucë të Greqisë ditën e sotme.

Mediat helene raportojnë se autorët kanë qëlluar 25 plumba në drejtim të viktimave, të cilët janë me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë hedhur me gaz një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona.

Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, sipas informacioneve, me një automjet të zi.


Shtuar 11.09.2023 19:08