Austria ka shpallur katër diplomatë rusë persona “non grata” për sjelljen në një mënyrë të papajtueshme me marrëveshjet ndërkombëtare, tha të enjten Ministria e Jashtme pa dhënë shumë specifika.
Sipas Reuters, dy nga katër diplomatët janë në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Vjenë dhe kanë vepruar në një mënyrë “të papajtueshme” me marrëveshjen midis OKB-së dhe Austrisë.
Dy të tjerët janë personel i ambasadës ruse, të cilët vepruan në një mënyrë “të papajtueshme” me statusin e tyre diplomatik. /albeu.com