Audi përplaset “kokë më kokë” me Mitsubishi-n në Llogara, 2 të plagosur (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur në mesditë në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për në spital.

Të lidhura

None found

Aksidenti ka paralizuar edhe trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut.

Radha e automjeteve në pritje ka qenë kilometrike në të dy kahët e rrugës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/