Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një atentat në mbikalimin e Panajasë, ku janë identifikuar edhe viktimat si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Agim Xhezo.
Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz” që është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov.
Ndërkohë një makinë tip “BMV” me targa italiane u gjet e djegur në fshatin Frakull i Madh të Fierit, e cila dyshohet se ka qenë e autorëve.
Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Agim Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër, ku një biznesmen u vra për një kalë si dhe trafik të lëndëve narkotike.
Duket se pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në 2019, viktimat ishin tejet të kujdesshëm në lëvizje, duke përdorur vetëm mjete të blinduara. Ditën e sotme ata nuk e kanë menduar se do të identifikoheshin me mjetin që po përdornin, por autorët që dyshohet se kanë qenë me pagesë, e kanë mirë organizuar atentatin duke u marrë jetën në vend pasi u zbrazën të paktën 60 plumba kallashnikovi mbi makinë./albeu.com