Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Ramazan Rraja kërkon të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO nuk pranon ankimimin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimimin e bërë nga Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialit të Rrahman Rraja, duke e lënë atë në qeli.

Ramazan Rraja i cili u arrestua më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ka kërkuar lirimin. Por Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe avokati i tij Elton Hyseni.

Ramzan Rraja ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm.

Rrajës i është gjetur edhe një armë zjarri në momentin e arrestimit. Për këtë arsye ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje. /albeu.com