Atentati ndaj Iliaz Çelës, ekspertët duke kaluar “në sitë” makinën e biznesmenit (FOTO LAJM)

Pas atentatit me armë zjarri të mbrëmjes së djeshme ndaj biznesmenit Iliaz Çela, duket se autoritetet janë vënë në lëvizje për kapjen dhe prangosjen e autorit.

Ky është “Land Roveri” me të cilin po udhëtonte Iliaz Çala një ditë më parë, ku dhe u vra në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Në fotot e publikuara nga LSA, shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.

Me dorezë në duar dhe mjetet përkatëse, ata këqyrin makinën nga afër dhe marrin të dhënat e duhura. Sakaq, vlen të përmendet se Çala u vra në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, nga persona ende të pa identifikuar. Fillimisht u mendua se ai kishte pësuar aksident, pasi makina ishte e dëmtuar dhe 37-vjeçari ishte i shtrirë në mes të rrugës.

Por teksa policia ka mbërritur në vendngjarje ka zbuluar se ai ishte vrarë, faktuar kjo nga gjurmët e plumbave në makinën që ai po udhëtonte, por edhe gëzhojat e gjetura në zonë.