Atentati ndaj Arjan Ndojit, SPAK siguron komunikimet në SKY si provë të re kundër Redjan Rrajës

Prokuroria e Speciale (SPAK) ka dorëzuar prova të reja në procesin ndaj redian Rrajës, i cili akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Akelsandër Lahos (Rrumi i Shijakut) në rrethrrotullimin e Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

SPAK ka dorëzuar bisedat që anëtarët e gurpit kriminal kishin zhvilluar në aplikacionin SKY, ku kishin bërë të gjitha planet për eleminimin e ish-prokurorot Ndoji, komunikime të cilat janë siguruar nga autoritet franceze.

Në dosjen e ardhur nga Franca hidhet dritë mbi takimet që të dyshuarit Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, kanë pasur me Redjan Rrajën, i cili kishte marrë përsipër të kryente ekzekutimin. Nga komunikimet në Sky rezulton se takimet mes të dyshuarit Amar Shkëmbi dhe Rrajës që njihej me pseudonimin “Doku” zhvilloheshin në Nikël të Fushë Krujës.

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua fill pas atentatit, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës por edhe maskat dhe armët që përdorën në krim.

Me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit të Rrajës, kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e AND-së dhe liruar atë nga burgu.

Këto prova të reja u kundërshtuan nga avokatët, të cilët pretendojnë se janë komunikime të zhvilluara mes personave të paidentifikuar.

Tre muaj më parë SPAK organizoi aksionin Komploti, ku arrestoi disa prej të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal që kreu atentatin me 1 të vrarë dhe dy të plagosur, ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë, përfshirë dhe Plarnet Dervishajn, të cilin e konsideroi si kreun e grupit.

Së fundmi u arrestua Ramazan Rraja, nipi tjetër i deputetit Rrahman Rraja, pasi ishte shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje.


Shtuar 5.05.2023 18:17