Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, si pasojë e shpërthimit mbetën të lënduar një grua dhe një fëmijë

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i djeshë ku u ekzekutua 27-vjeçari nga Memaliaj Aleksajdër Sadikaj pranë rrethrrotullimit të TEG.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes ja zbuluar se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili ka qenë  i telekomanduar ka lënë të lënduar edhe një grua bashkë më fëmijën e saj të mitur që ndodheshin pranë makinës së viktimës.

Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe se vrasja është porositur, pasi Sadikaj ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ishte kapur dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.