Atentati ndaj 33-vjeçarit në Vlorë, vjen reagimi i Policisë

Policia e shtetit ka reaguar pas atentatit me armë zjarri ndaj 35-vjeçarit Romeo Meçaj në Vlorë.

Sipas Policisë, janë ngritur postblloqe në të gjitha pikat e hyrje-daljeve të qytetit për kapjen e autorëve të krimit.

Ata shtojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 21:39