Atentati me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës/ RENEA kontrolle pranë banesave të fisit Bajri

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, kanë bërë  kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës, ende nuk dihet a ka persona të shoqëruar.

Kontrollet në Shkodër, besohet se lidhen me hetimet për masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Mësohet se RENEA ndodhet aktualisht te shtëpia e Safet Bajrit, i cili do të shoqërohet dhe merret në pyetje.

Kujtojmë se të vrarë në atentatin e Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati.

Humbën jetën dhe një çift burrë e grua, të cilët po udhëtonin me motor pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.

Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit. Mendohet se ky është Ibrahim Lici, i shumëkërkuari i drejtësisë për vrasjen e Endri Mustafës, por se kjo nuk është vërtetuar ende.


Shtuar 18.02.2025 07:58