Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Athinë na orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur një shtetas shqiptar.
Sipas burimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në Metaksurgio, në rrugën Xiuo 6.
Mësohet se shqiptari ka marrë plagë në bark dhe këmbë dhe është transportuar me urgjence në spital. Ngjarja dyshohet për larje hesapesh për trafikun e drogës.
Sakaq forca të shumta policie zbritën në terren, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.