Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashyu janë shëruar 19 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 405.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës. Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com