Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:
3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Vlorë.
Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,279 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 15 Janar 2023)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 243
Testime totale 2,025,293
Raste pozitive 333,072
Raste të shëruara 329,279
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Fier 22
Vlorë 13
Berat. 6
Shkodër 5
Durrës. 4
Lezhë. 3
Gjirokastër. 2
Elbasan. 1