Asi nën mëngë i Berishës? Tre deputetë demoratë krijojnë një tjetër koaliacion për 14 majin

Po shihet si Asi nën mëngë i Sali Berishës.

Tre deputetë të Partisë Demokratike kanë formuar një tjetër koalicion për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për deputetët Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Edmond Spaho, të cilët kanë nënshkruar koalicionin Aleanca Liberale e Djathtë.

Ata janë regjistruar si përfaqësues të Partive Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, lista për anëtarët e këshillave bashkiakë do të firmoset nga kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artu Roshi.

 

/Albeu.com/