As Basha e as Berisha, kush është kuksiani më i votuar nga demokratët në rang kombëtar (FOTO LAJM)

Prej ditës së djeshme ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë.

Deri më tani, njëri më me shumë vota në vend është socialisti Taulant Balla i ndjekur nga ministri Cuci dhe i treti kryeministri Edi Rama me mbi 11 mijë vota.

Por cfarë po ndodh në kampin e PD?

Demokrati më i votuar nuk është as kryetari Basha, as ish-kryeministri Berisha apo ndonjë figurë tjetër e njohur në parti.

Kandidati më i votuar deri më tani, është biznesmeni Flamur Hoxha me 9,159 vota i ndjekur nga demokrati Ervin Salianji me 8080 vota.  /albeu.com/

 


Shtuar 28.04.2021 19:16