Milani rrezikon zonën Champions, Pioli rrezikon vendin e punës

Sipas disa raporteve në Itali, Milani mund të shkarkojë Stefano Piolin nëse Rossonerët nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

 

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com, Milani mund të vendosë të shkarkojë Piolin nëse Rossonerët nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Milani ishte në vendin e parë gjatë periudhës së dimrit në janar, mirëpo tani rrezikojnë të mbesinë jashtë Ligës së Kampionëve, ku edhe do të bëheshin klubi i parë që bie nga kreu i tabelës në të pestin në historinë e Serie A.

Pioli nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2022 një vit më parë, por pesë ndeshjet e fundit të sezonit mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas Calciomercato.com, Ivan Juric i Verona është midis kandidatëve për të zëvendësuar Piolin nëse ish-trajneri i Lazios shkarkohet në fund të sezonit, e madje edhe Massimiliano Allegri është gjithashtu një opsion.


Shtuar 28.04.2021 19:19

Tags: ,