Arti në zi! Ndahet nga jeta Sali Protopapa (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur, Pirro Mani.

Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani.

Piro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.


Shtuar 3.06.2021 14:00