“Arsye humanitare”, Ministri turk i Mbrojtjes i kërkon homologut të tij rus armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i ka thënë homologut të tij rus Sergei Shoigu për nevojën urgjente për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë për arsye humanitare.

Aleati i NATO-s, Turqia kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja.

Të hënën, Turqia tha se u kishte kërkuar të gjitha vendeve që të mos kalonin ngushticat e saj në Detin e Zi sipas një pakti të vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijeve luftarake ruse.

Në një telefonatë, Akar i tha Shoigut se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqen rajonale dhe dërgesat e ndihmave humanitare, tha ministria në Twitter.

Shtuar 1.03.2022 16:00