Arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës, theu masën e sigurisë

Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau nënkomisarin në Lezhë  Saimir Hoxhën, gjatë një operacioni ati-droge, ishte në arrest shtëpiak, por ai e kishte thyer masën e sigurisë jo vetëm atë ditë, por sipas miqve të tij, çdo ditë.

Ashtu si Aldi Rama, edhe xhaxhai i tij Baki Rama, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” e lënë nga gjykata pas arrestimit të trafiimit të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, ai nuk është gjetur në shtëpi. Familjarët i kanë thënë policisë se ka shkuar në Tiranë për të marrë turpin e 21-vjeçarit.

Sot pritet që Baki Rama të dalë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e re të sigurisë./albeu.com

 


Shtuar 1.10.2021 12:17