Arrestohet ‘hija’ natën vidhte lokale e banesa në Kamëz! Ja çfarë filmuan kamerat

Një 32 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal në Kamëz. Policia thotë se kjo nuk është hera e parë por është autori i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajve të fundit.

32 vjeçari banor i Laknasit u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën “Demokracia”.  Policia ka vënë më dispozicion dhe imazhet e kamerave të sigurisë që kanë arritur të kapin autorin teksa hyn në lokal për të kryer vjedhjen.

Operacioni u kodua “Hija e natës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune, informoi sot policia.

https://www.facebook.com/watch/?v=685792653492450


Shtuar 17.02.2024 12:35