Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, çfarë i gjeti policia në shtëpi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar me iniciale L.SH nga Memaliaj, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./albeu.com

 

 


Shtuar 14.06.2021 11:54