Arrestimi i Dan Hutrës pas 3 vrasjeve dhe 3 plagosjeve, Çuçi përgëzon policinë në “Facebook”: Dëshmoi profesionalizëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të autorit të masakrës së sotme në Paskuqan dhe Kamzë, Dan Hutra.

Në një postim në Facebook, Çuçi përgëzon Policinë e Shtetit për arrestimin e Hutrës, edhe pse ai i shpëtoi prangave pas një plagosjeje, dy vrasjeve e dy plagosjeve të tjera, derisa i mori jetën Etleva Kurtit në Kamzë.

Çuçi shkruan se ngjarja mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg, por shton më tej se policia bëri detyrën duke e çuar prapa hekurave.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave! #MbështetjepërPolicinëeShtetit”, shkruan Çuçi. /albeu.com

 

 

 

 

 

 


Shtuar 1.03.2023 19:30